Është zbardhur identiteti i shqiptarit të arratisur nga burgu grek mbrëmejn e djeshme bashkë me një 21-vjeçar sirian.

I arratisur është Albion Shezairi 22 vjeç banor në Galaci, Athinë. Të burgosurit kapërcyen murin rrethues të burgut dhe goditën një gardiane e cila pasi i pikasi ka hapur zjarr në ajër.

Një nga të burgosurit ka rënë përkohësisht në tokë, por më pas është ngritur dhe ka goditur një nga gardianët në fytyrë, duke arritur të largohet.

Shezairi dyshohet si është pjesë e të quajturës ‘Mafia e Burgjeve” e drejtuar nga Klodian Lekocaj, ky i fundit i njohur si “Bosi i Mafias së burgut të Kordillos”.