Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme tek Komuna e Parisit në Tiranë. Mësohet se i është bërë atentat një personi, i cili ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Hekuran Billa, rreth 45 vjeç.

Billa rezulton se është i dënuar në Angli për vrasje dhe i ekstraduar në Shqipëri, ndërsa ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës dhe është liruar, pasi ka përfituar ulje dënimi.

Nga informacionet e deritanishme, bëhet me dije atentati është bërë teksa viktima ishte duke udhëtuar me makinën tij, tip “BMW X6”. Pasi është qëlluar ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me tre automjetet të tjerë. Dyshohet se atentatori ishte i maskuar. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie.