Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Taulant Balla tha një ditë më parë, se një anëtar i saj do të përjashtohet në mbledhjen e ardhshme pasi në zgjedhjet e fundit ka punuar për kandidatin tjetër.

“Panorama” shkruan sot se bëhet fjalë për Shpend Barametën, i cili në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, ka punuar për Isa Saken, kandidatin e Partisë Demokratike për këtë bashki, i cili rezultoi fitues.

“Dua t’ju informoj se kemi filluar procedurën e marrjes së masës disiplinore për një nga anëtarët, pasi në fushatë nuk dha kontribut për forcën tonë politike. Ka dhënë kontribut për një forcë tjetër politike në zgjedhje. Si i tillë, në mbledhjen e radhës do informohemi për një raport nga struktura përkatëse dhe do të ftoheni për ta votuar këtë raport”,tha në fund të mbledhjes së Asamblesë, kryetari i saj, Taulant Balla.