Një bujk ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, duke pësuar lëndime të rënda. Sipas informacioneve paraprake, Egzon Begaj është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Burimet e para bëjnë me dije se shkak për humbjen e kontrollit mbi mjet, dyshohet se është bërë lagështia dhe balta në rrugën ku po shkonte për të punuar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident.





