Duket se Reforma në Drejtësi është futur në rrugën e saj, duke bërë që të nisë zgjedhja e disa prej drejtuesve të institucioneve të krijuara në kuadër të ndryshimeve kushtetuese që janë bërë.

Kështu, ditën e sotme është zgjedhur kryegjyqëtarja e Shqipërisë, pas një votimi të bërë në prani edhe të përfaqësuesve ndërkombëtarët, të cilët janë në rolin e monitoruesit në këtë proces.

Bëhet fjalë për Natasha Mulajn, e cila ka është zgjedhur Kryetare e Kolegjit të Apelimit, pas votimit të anëtarëve të këtij kolegji, përkatësisht: Ina Rama, Luan Daci,  Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schultz.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drejtore e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtës, Genoveva Ruiz Calavera, përmes një postimi në profilin e saj në Twitter.