Policia e Durrësit ka identifikuar viktimën që u gjet e mbytur mesditën e sotme në shëtitoren “Taulantia”.

Sipas informacionit paraprak që shpërndajnë blutë e Durrësit, viktima është shtetasja Adriana Thomollari, 58 vjeçe.

Foto: viktima Adriana Thomollari

Rreth orës 12:05, në lagjen nr. 1, Durrës, dyshohet se ajo ka hyrë në det dhe është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.