Erion Bali, 38 vjeç, menaxher në një restorant, është viktima e aksidentit tragjik në Itali, që ndodhi në orën 05:20 të mëngjesit të sotëm, në via Mantova, Itali.

Bali humbi kontrollin e mjetit të tij, Volkswagen Golf dhe është përplasur me një parmak.

Përplasja ka qenë fatale për shqiptarin saqë humbi jetën në vendngjarje.

Policia rrugore e mbërritur në vendngjarje ka kryer hetimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyhsohet se 38-vjeçarin e ka zënë gjumi në timon.