Sot, rreth orës 11:00, në fshatin Çërrilë, Memaliaj, dy punonjës të OSHEE-së kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa ishin duke punuar në një shtyllë tensioni.

Të dy u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht njëri prej tyre, Agron Manaj, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.