Një shqiptar është shpallur në kërkim nga Europoli pasi dyshohet se është autor i një sërë veprash penale.
Mediumi “Today”, i Luksemburgut shkruan se Edinjo Pulti gjithashtu është shpallur si përsoni më i kërkuar në Luksemburg, pasi akuzohet për plagosje dhe tentative vrasjeje.
Në artikull shkruhet se Pulti gjithashtu akuzohet për trafik të armëve, municioneve, eksplozivëve si dhe tentative vrasjeje.
Artikulli i Plotë:
Shqiptari Edinjo Pulti është shpallur në kërkim nga Europol, pasi dyshohet për disa krime. “Më i kërkuari” i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.
Edinjo Pulti, shtetas shqiptar i lindur në vitin 1981, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Të dielën, 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë, ishin përleshur në qendër të qytetit.
Sipas Europol , Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy viktimat është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.






