Nuk mjaftonte vetëm Enca, tashmë kemi dhe të motrën. 20-vjeçarja prej kohës ka qenë në qendër të vëmendjes për ekzagjërimet e bëra si në veshje dhe në make-up, por jo vetë kaq ajo që është kritikuar më shumë të Enca është përdorimi në mënyrë të ekzagjëruar i photoshopit. Hollimet e formave të bollshme , e kanë vendosur këngëtaren në qendër të vëmendjes.
Por, nëse mediat dhe komentet e kanë evidentuar si modelin që nuk duhet ndjekur, një besnike e mënyrës se si e ka arritur Enca famën, madje më e ekzagjëruar se ajo vetë, është Uindi. Vetëm 15-vjeç, akoma më e "frikshme", e motra duket se po ngjit shkallët e "suksesit" duke kopjuar mot a mot, truket e Encës, shkruan Lapsi.al.
Mashtrimi i bujshëm që rrethoi Encën me mbi 900 mijë ndjekës në IG, duket se i hapi oreksin të motrës. 15-vjeçarja tregon në postimet e saj se ka pasion make-up'in dhe paruket. E po ashtu, Uindi është mjeshtre e photoshopit, njëjtë si Enca.