Mbrëmja e djeshme duket se ka kaluar me një situatë konfilktuale mes Mozzik, vëllait të tij dhe producentit të tyre, Binit.
Bini u tha mosmirënjohës reperëve pasi ai dhe shumë persona të tjerë nga Ferizaj i kanë ndihmuar në fillimet e tyre.
Pas Binit një status i ka dedikuar dhe këngëtarja Enca Haxhia. Ajo ka publikuar në Facebook se: “E di cili është lloji njeriut që e urrej? Mosmirënjohësi! Unë të kam krijuar”.
Enca nuk ka përmendur asnjë emër por duke pasur parasysh krijimet e saj, kënga “Edhe njo” është realizuar në fillimet e Mozzik, e po ashtu statusi u publikua pak pas lajmit ku përfshihej reperi.
Përveç kësaj, Enca dhe Mozzik janë konflikuar një vit parë në eventin e “Mad Tv” dhe që nga ajo kohë, Enca i shkëputi marrëdhëniet me labelin “OnRecords”.