Këngëtarja Enca Haxhia, është një nga personazhet që përflitet më shumë nga mediat rozë, për postimet e saj provokuese dhe fotot që hedh në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka postuar në Instastory një foto duke mbajtur në dorë një cigare hashash. Ndërsa në një video po në Instastory ajo shihet duke mbajtur cigaren e hashashit në dorë të sapo fikur dhe duke iu drejtuar fansave pyetjen: Pse prindërit e kanë bërë me sy blu ?

Por kjo nuk është e para herë që këngëtarja del publikisht duke pirë marijuanë, pasi vetëm disa javë më para gjatë karantinës ajo ka postuar një foto tjetër buzë deti duke mbajur hashash në dorë.