Historia e sherrit të Noizyt me Encën tashmë dihet nga të gjithë.

Dyshja që dikur erdhën me bashkëpunime e bënë bujë, sot nuk i kanë marrëdhëniet aspak të mira me njëri-tjetrin dhe postimet me deklarata të thumbuese nuk kanë munguar edhe pse ka kaluar më shumë se një vit.

Dy ditë më parë Enca performoi në koncertin e mbajtur në sheshin “Skënderbej” ku ishte i ftuar edhe Daddy Yankee.

Teksa Enca këndonte këngën "Bow down", dhe bashkë me të këndonte në kor edhe publiku, Enca në fund bëri deklaratën e papritur:

"Jeni më të mirë se Noizy".

Menjëherë pas saj, filluan brohorimat.

Videon mund ta hsihni duke klikuar këtu.