Mbrëmjen e 4 janarit këngëtarja e mirënjohur dhe e shumë përfolur për kilogramët e tepërt dhe celulitin, Enca Haxhia, ka bërë një aksident me makinën e saj, teksa po kthehej nga koncerti që kishte marrë pjesë në Kumanovë.
Nëpërmjet një status në Facebook, Enca tregon për gjendjen e saj shëndetësore dhe atë çfarë ndodhi mbrëmë:
“Më vjen keq për shqetësimin për të gjithë që kanë pyetur mbrëmë… Ndodhi një aksident i vogël me makinë, por nuk ka patur asnjë dëmtim serioz. Faleminderit Kumanova për atmosferën mbrëmë”.