4 dhjetor 2015 – Mirjan Tila autori i dyshuar i vrasjes së 39 vjecarit Arben Hasa, mund të jetë larguar jashtë vendit, pas krimit të kryer me paramendim. Burimet policore në Durrës bëjnë me dije se aktualisht një operacion i gjerë po zhvillohet për kapjen e 43 vjeçarit Tila, në bashkëpunim edhe me policitë e qyteteve fqinjë. Janë kontrolluar mbi 20 banesa, të të afërmëve të 43 vjecarit, jo vetëm në zonën e Manzës e të Durrësit, por edhe në qytete të tjera.
Deri tani nuk ka gjurmë të tij, por operacioni vazhdon. Po kështu pikave kufitare u është dhënë informacioni dhe është shpërndarë fotografia e Tilës, nëse tenton të largohet jashtë vendit. “Mundësia se mund të jetë arratisur jashtë, në Kosovë në rrugë tokësore ilegalisht, qëndron si pistë, por dyshojjmë se ai nuk e ka bërë këtë lëvizje, por mund të qëndrojë i fshehur tek ndnjë i afërm i tij”, tha burimet.
Ndërkohë 39 vjecari Arben Hasa është përcjellë për në banesën e fundit në orën 13:00, nga shumë të afërm dhe miq. Vëllai i tij, Jani Hasa, në një komunikim për portalin DurrësLajm tha se motivi i vrasjes së vëllait të tij është ende mister. “Ne si familje nuk dimë që vëllai të kishte konflikte, që do ta çonin deri në vrasje. Nuk di të them, më shumë, sepse nuk e njohim autorin. Edhe bashkëshortja e vëllait Anila pas vrasjes së burrit, pothuajse nuk ka folur në lidhje me këtë çështje, përveçse faktin që autori e thirri për të dalë jashtë. Nuk e dimë se si e për çfarë arsye u prish miqësia e tyre”, ka thënë vëllai i viktimës, pak para zhvillimit të ceremonisë së varrimit.
/K.H. portali DurrësLajm/