Lajm i mirë vjen për të gjithë të interesuarit dhe aplikuesit për Lotarinë DV-2017.
Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur.
Përmes faqes së saj zyrtare në Facebook, Ambasada fton të gjithë aplikuesit që nuk kanë rezultuar fitues në fazën e parë të përzgjedhjes, që nisi më 3 maj, që të rikontrollojnë statusin e tyre përmes kodit që kanë marrë elektronikisht në momentin e aplikimit online.
Ajo çka duhet të bëni, është të hyni te faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.
Sa u takon të përzgjedhurve, ambasada thotë se ata duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së.
“Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë”, mbyllet njoftimi i Ambasadës Amerikane.
Për më shumë lexoni këtu: http://goo.gl/J2Zmr2





