SHBA, 4 korrik 2014 – 3 muaj pas vrasjes së adoleshentit shqiptar Kristjan Ndoj në Konektikat, SHBA, krimi i kryer ndaj tij ka mbetur pa autor. Madje, përgjatë gjithë kësaj kohe, policia amerikane nuk ka ende një pistë të saktë, lidhur me motivin e vrasjes së 15 vjeçarit Ndoj.
Familjarët e tij kërkojnë drejtësi dhe kapjen e autorit të vrasjes së adoleshentit.
Sot, 3 muaj pas vrasjes gjyshja Franga Ndoj, qëndron ende me një fotografi në duar të nipit, me lot në sy.
"Unë nuk jam ndjerë mirë; muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë",tha ajo. "Unë mendoj se ata e dinë se kush e bëri atë, por ata nuk tregojnë asgjë. Do të ishte më mirë në qoftë se ne do ta dinim se çfarë ka ndodhur në të vërtetë".
Sipas familjarëve është e pamundur, që në një vend aq të populluar, mund të vrasësh lehtësisht një njeri dhe të vazhdosh të jesh i lirë.
Ngjarja
Kristjan Ndoj, 15-vjeç u qëllua për vdekje në 15 mars të këtij viti, në një rrugë pranë një shtëpie në Agaëam Trail të qytetit Shelton, Connecticut, ndërkohë që ishte duke shkuar me biçikletë tek një miku i tij për ta takuar.
Djaloshi shqiptar mori plagë të rënda në kokë dhe në këmbë, nga të shtënat që erdhën nga pylli aty afër. Pesë ditë më vonë ai ndërroi jetë.
Menjëherë pas plagosjes, policia nisi hetimet për të zbardhur ngjarjen.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





