Dikur opinionist në spektaklin “reality” të “Top Channel”, Arjan Konomi u rikthye sivjet në “Big Brother” me një rol të ri. Siç konfirmuan burimet pranë produksionit për “revistawho.com”, ai ishte zgjedhur në detyrën e kryeredaktorit.

Por duket se diçka nuk shkoi mirë. Papritur ai u largua nga kjo detyrë, dy javë përpara nisjes së spektaklit. Ndonëse nuk është bërë ende publike zyrtarisht data se kur do të fillojë edicioni i 9 i “Big Brother”, flitet se me shumë gjasë ai do të nisë në fillim të marsit.

Lajmi për largimin e Konomit nga “Top”-i u njoftua sot nga gazeta “Paloma” po në artikull shënohet se nuk dihen arsye e ikjes së tij.