Kate Cassidy ka mbushur 25 vjeç dhe me rastin e ditëlindjes ka bërë një postim në rrjetet sociale. Në fakt, ndër të tjera, ajo ka postuar foto të papublikuara me Liam Payne. Partnerja e tij duket se ende po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj, pasi nuk e ka kuptuar humbjen e tij. Ish-anëtari i grupit “One Direction” ndërroi jetë tetorin e kaluar, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë të hotelit ku po qëndronte.
Kate Cassidy nuk pranon të lërë pas të dashurin e saj dhe me rastin e ditëlindjes ka bërë një postim dedikuar edhe atij. Influencuesja e re ka postuar imazhe nga viti i kaluar në llogarinë e saj personale në Instagram.
Mes tyre, ka shumë me Liam Payne dhe veten e saj. Në mbishkrimin shoqërues të postimit të saj, Kate Cassidy shkroi: “Mirënjohëse edhe për një vit dhe duke reflektuar për bukurinë e 25. Është një kapitull që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Për shëndetin e 26…”.