Itali, 21 gusht 2014 – Një emigrant shqiptar dyzet vjeçar, me banim në Piza, kur u kthye në shtëpi me dy vajzat e veta, kapi në flagrancë një hajdut.
Menjëherë shqiptari largoi vajzat dhe u përlesh me hajdutin.
Me trimëri dhe duke përdorur teknikat e vetëmbrojtjes i hoqi hajdutit kaçavidën nga dora dhe e shtriu në tokë pa ndjenja.
Kur erdhën karabinierët e postës së karabinierëve San Piero a Grado, u mjaftuan vetëm ta prangosnin hajdutin ende pa ndjenja.
Hajduti, një shtetas gjeorgjian kishte vjedhur sende të florinjta dhe një tablet.
Karabinierët i kthyen sendet e vjedhura shqiptarit guximtar, ndërsa gjeorgjiani u dërgua në burgun Don Bosco.
Pas kësaj ngjarjeje shqiptari shkoi në piceri të festonte bashkë me familjen.
Karabinierëve u bëri përshtypje të veçantë jo vetëm trimëria e shqiptarit, por edhe batuta e tij: Ende nuk ka lindur nëna ndonjë gjeorgjian, që të arrijë të vjedhë shtëpinë e shqiptarit.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





