Nuk ka nisur me këmbën e mbarë programi i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut “Your face sounds familiar”. Një situatë e krijuar nga Endri Prifti ka nxjerrë jashkë kontolli moderatoren e spektaklit Alketa Vejsiun.

Pas këndimit të këngës ‘Siamo soli’, Endri ka vijuar me komplimente të tepruara ndaj Alketës. "Dje gjatë provave me tuta dhe më shkatërrove fare! Sot je bërë edhe më e bukur!”, shprehet Prifti.

Duket se ky komenet nuk ka përlqyer sapak Vejsiut, edhe pse u mundua të vazhdonte me progaramin duke anashkaluar situatën. Por korçari që nuk pushonte me batuta vend e pa vend, duke e detyruar Alketën të kalojë jashtë kufinjëv dhe t’ja marri mikrofonin nga dora duke i thënë: "Se këtu në programet e mia ka limite. Nuk mund të themi çfarë të duam dhe çfarë na vjen në mendje. Kështu që unë të sugjeroj të normalizohesh dhe të ulesh atje tani dhe pastaj takohemi prap këtu në skenë”.

Edhe më ndëryrjet e Arjan Çanit situata nuk është qetësuar por Endri ja këput një ‘mbufke’  tjetër duke thënë: "Kryesoja është, kur bën dashni, mos thuaj që s'më kujton mua."

Endri s’e la me kaq dhe gjatë votimit që këngëtarët bënë në fund për njëri-tjetrin, ai deklaroi që 5 pikët i shkonin Alketës. Në këtë moment prezantuesja u acarua sërish duke i thënë: “Unë jam parimore për disa gjëra” duke nënkuptuar që këto shaka flirtuese të tij jo vetëm që s’e bënë për të qeshur por e shtynë të dilte jashtë sjelljes së saj të përmbajtur. Në fund, ndodhi dhe shpërthimi! Kur personazhet po zgjidhnin figurën që do imitonin puntatën e ardhshme, pavarësisht që Alketa po mundohej të mbante distancën, kur Endri i kërkoi mikrofonin ajo i tha: “Pi më shumë ujë dhe më pak alkool”. “Ti mbetesh një nga këngëtarët më të mirë” e përfundoi Alketa si për të zbutur gjendjen.