Endri Prifti ka ardhur me një rrëfim të pazakontë këtë radhë. Nëpërmjet llogarisë së djalit të tij në rrjetet sociale, Endri ka rrëfyer të pathënat e martesave të tij dhe ka këshilluar gjithashtu të gjithë të rinjtë dhe të rejat për hapat që ndërmarrin në jetët e tyre.

“Ladies and gentle man. E kuptoni që po shkruaj nga fcb dhe insta e djalit tim Simone Pirfti. Kisha nevojë të shkëmbeja me ju disa mendime. Mbi një vit e gjysmë unë jetoj dhe punoj vetëm për 2 fëmijët e mi të dashur Simone dhe Vasileon. Këshu më ka marrë jeta. Me gruan e 3-të  jemi ndarë disa herë, bashkuar prapë, por përfundimisht të ndarë që në nëntor 2014. Ju tregova dhe një sekret, gruan e parë e kam pasur pa celebrim dhe zgjati vetëm disa muaj. Secili më vonë zgjedh rrugën e vet dhe nuk mund ta komandojë njeri përveç vetes dhe familjes.

Dua t’ju jap një mesazh juve gocave të reja dhe djemkave të rinj. Kujdesni me kë shoqëroheni, me kë rini, mos u blini asnjëherë me lekë. Kujtoni prindërit tuaj si ju kanë rritur, nderi i familjes nuk blihet. Me asgjë nuk blihet trupi që të ka bërë nëna dhe baba, mos flas pastaj për këto buçet që njollosin jo nënë e babë por gjithë farefisin për 2 lekë të qelbura. Një shoqëri e keqe, një moment i lëkundur, një fije droge nqs merr nga një njeri që niset me qëllime të tjera, do mbetesh skllavja e tij për gjithë jetën. Ju uroj të gjithëve shëndet, lumturi e mbi të gjitha dashuri për njëri-tjetrin.”