Këngëtari Endri Prifti shkruan se fituesit e festivalit të “Këngës Magjike” dhe “Festivalit Kombëtar” janë vendosur pesë muaj më pare, në një kohë që konkurset nuk kanë nisur ende.

Në një postim në Instagram, Prifti shkruan se fituese e “Këngës Magjike” do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa sipas tij “Festivalin Kombëtar” do e fitojë Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën.

Ai hedh akuza mbi organizatorët e festivalit “Kënga Magjike”, teksa shkruan se fillimisht i ishte bërë me dije se do të merrte pjesë, por që tani e kanë përjashtuar.

“Mirmengjesi, mirdita dhe mimbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere.

Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje.

Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa.

Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Nentorit dhe per festat e fund vitit.

Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago, me dt 26 ne Florida Cleareëoter dhe me dt 27 Nentor gjithmone ne Michigan Detroit.

Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim, duke futur këtu edhe piranjat ne mes”, shkroi këngëtari.