Endrit Shabani ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të bëjë betimi i tij si Avokat Populli. Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Shabani u zgjodh si Avokat Populli pas një seance maratonë (11 dhjetor) me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët.
Nga seanca plenare na ndan edhe një orë, ku në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën ndaj krimit të organizuar.





