Erion Veliaj ka një ëndërr si kryetar i bashkisë së Tiranës. Ëndrra nuk ka të bëjë me të varfrit, por me të pasurit, që ata një ditë të përdorin të gjithë autobusët urbanë në qytet.
“Ju e dini që kemi pasur shumë debate me transportin publik në Tiranë. Ëndrra ime si kryetar bashkie nuk është ku çdo i varfër eventualisht do të blejë një makinë. Ëndrra ime është ku çdo i pasur eventualisht do të hipi në autobus dhe do të përdori transportin tonë publik. Ndaj shumë nga projektet që do të prezantohen sot kanë të bëjnë me parkingjet publike, të cilat duam t’i bëjmë me një partneritet publik privat, ashtu siç kemi filluar dhe duam të ngremë 10-11 të tilla”, tha Veliaj sot në gjatë konferencës së donatorëve “Smart City, Go Tirana”.