*Shtysë për të startuar një “Sezon Veror Teatror” në Durrës

19 gusht 2015 – Në Amfiteatrin 2700 vjeçar, ku dikur në shkallaret e tij uleshin me mijra vetë ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve, mbrëmjen e 18 gushtit regjisorja Driada Dervishi dhe kasti i aktorve nën qiell të hapur i dhanë spekatatorëve një ëndërr. Në një skenë të ndërtuar posaçërisht për këtë natë spektatorët, turistët, artdashësit dhe teatërdashësit ishin dëshmitarë të shfaqjes për herë të parë të një shfaqjeje teatri në Amfiteatrin e Durrësit.

Projekti “Ëndrra ime 2015”, i mbështetur nga kryeministri Edi Rama u bë ogur I mirë I mbrëmjes së 18 gushtit. Josiba Osmani një studente ambicioze e apasionuar me letërisë dhe teatrin mori pjesë në këtë projekt duke prezantuar “ëndrrën” e saj, por me sy hapur kësaj radhe. “Një shfaqje teatri në Amfiteater”, ishte dëshira e saj, e cila u realizua, pasi u konceptua në një projekt me të gjitha parametrat. Dhe rezultoi fituese, duke bërë që më 18 gusht të ngrihej sipari.

Organizimi i burimeve të duhura njerëzore bëri bashkë profesionistë të fushës, regjisoren e mirnjohur Driada Dervishi dhe trupën e aktorve të teatrit “Aleksandër Moisiu”,: Ervin Doko, Eralda Çaushi, Adelina Muça, Besmir Bitraku, Mimoza Marjanaku, Gjergj Doçi, Andia Xhunga, Marsel Rupi, Vilma Hodo, Xhejni Fama, Suela Bako, Amos Zaharia, pjesëmarrjen e veçantë të aktorve Roland Koça dhe Romir Zalla.

Gjithë trupa korri sukses me gjithë realizesit e komponentëve të shfaqjes, kostumografes Keidi Sejdiu, muzika e përzgjedhur nga Metila Dervishi, Julian Shyti, inspektori i skenës Elio Bajramaj, dekori Thanas Popa dhe inxhinier zëri Kreshnik Bregu.

Të frymzuar nga “Endrra ime 2015” gjithë trupa realizuese e ktheu mbrëmjen e 18 gushtit në një natë të mrekullueshme. Atmosfera dhe emocionet që dhuron Amfiteatri me vlerat e tij arkitekturore dhe artistike së bashku me interpretimin e aktorve dhe magjinë që fal teatri ngjallën dëshirën që kjo natë të përsëritet…

Një “Sezon Veror Teatror” në Durrës

Duket se ka ardhur koha që teatri “Aleksandër Moisiu” të ketë mbështetje financiare dhe instiucionale për ta kthyer në traditë një “Sezon Veror Teatror”. Më së shumti do t’i vlente turizmit kulturor të qytetit të Durrësit. Vendosja në skenën e Teatrit dhe Amfiteatrit të veprave të niohura të dramaturgjisë botrore do të gjallëronte jetën kulturore në Durrës në një periudhë të rëndësishme, ku numri i njerzve që vizitojnë Durrësit trefishohet. Gjithashtu një “ Sezon Veror Teatror “ do të afronte edhe më shumë publikun me teatrin dhe të rinjtë e qytetit të Durrësit si një rrugë kultivimi dhe pasurimi artistik. Trupa e aktorve të Teatrit Aleksandër Mosiu është një trupë energjike dhe me potencial të spikatur e cila është e motivuar për të punuar mbi “Sezonin Veror Teatror”. Këtë e tregoi dhe shfaqja e djeshme, me mbi 500 spektatorë që duartrokitën për disa minuta protagonistët.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/