Aplikimet për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të konkursit “Ëndrra Ime 2016” kanë nisur.

Lajmërimin e ka dhënë vetë kryeminstri Edi Rama në Facebook dhe në faqen zyrtare të Kryministrisë.

Të gjithë ata që kanë një ide inovative dhe ëndërrojnë të hapin një biznes të suksesshëm në fushën e turizmit, bujqësisë, inovacionit dhe teknologjisë mund të aplikojnë në “Ëndrra Ime 2016”, për ta trasformuar këtë ëndërr nga një ide në një sipërmarrje të mirëfilltë.

Këtë herë, idetë më të mira do të përfitojnë përveç grantit deri në 500 mijë lekë, edhe ambientet e punës si dhe asistencë të kualifikuar për zhvillimin e biznesit.

 

Për të aplikuar online mund të klikoni këtu dhe afati i mundshëm është deri më datë 28 shkurt 2016.

Informacion i detajuar rreth mënyrës së aplikimit, afateve dhe kritereve për të qenë fitues, mund të gjendet në linkun e mëposhtëm: