Emri i këngëtares Eneda Tarifa është lakuar vazhdimisht në mediat rozë së fundmi, sidomos pas shpërndarjes së një fotoje ku shihej në praninë e basketbollistit Gent Lasku, teksa përqafoheshin.

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë, mesa duket këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë.

Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private.

Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë. Duket se ndarja mes tyre nuk ka qenë aspak e lehtë, megjithatë kjo histori tashmë është mbyllur për të nisur një tjetër raport, këtë herë me artisten e njohur.

Gjithashtu, në vitin 2021, ai është përfshirë në politikë. Ai kandidoi si deputet nën logon e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të fitojë mandat.