Në programin “Kampionët” në Tv Klan pati edhe një sfidë e përgatitur posaçërisht për Gent Laskun dhe Eneda Tarifën.

Eneda Tarifa dhe Gent Lasku patën dje një sfidë të përgatitur për ta në emisionin “Kampionët”. Përmes disa pyetjeve, çifti duhet të tregonte sa mirë e njohin njëri-tjetrin dhe ia dolën me sukses.

Marina Vjollca: Cili ka qenë ekipi i fundit që ka luajtur si basketbollist Gent Lasku?

Eneda Tarifa: Zemra ime, më ndihmo! Partizani! E di pse? Një bluzë që e vesh unë tani është më e re se të tjerat, vetëm prej kësaj.

Gent Lasku: Nuk e prita.

Marina Vjollca: Genti ka nisur prezantimin pikërisht me “Euro Zone”, të përgëzoj për këtë iniciativë. Eneda, e ke këshilluar ndonjë gjë Gentin?

Eneda Tarifa: Jo në fakt, kam dashur t’i mësojë gjërat vetë, t’i prekë vetë.

Marina Vjollca: Si prezantues fillestar i do disa këshilla.

Eneda Tarifa: Gjëra shumë të vogla sepse është ai…

Gent Lasku: “Do të formosh karakterin tënd”, tha, ktheu shpinën dhe ia futi gjumit. Bëj shaka, jo.

Marina Vjollca: Vazhdo tekstin e këngës së Enedës “të dy jemi afër në greminë, vetëm unë po bie shpirti im, a do të ma zgjasësh…”

Gent Lasku: “Zgjasësh dorën”.

Marina Vjollca: Po kisha tre alternativa: këmbën, zemrën apo dorëën?

Gent Lasku: Dorën moj, zemrën e kam unë, e kam te xhepi. Unë jam pak më i avantazhuar.

Marina Vjollca: Sigurisht, hitet e Enedës kush s’i di.

Eneda Tarifa: Unë flas o shpirt, t’i them të gjitha, ti s’m’i ke thënë të gjitha.

Gent Lasku: E di kush është më e bukura? U zgjua një ditë, unë i shoh gjërat pozitivisht se jam tipi, u zgjua kështu si e sikletosur dhe më thotë “pashë një ëndërr”, më tha mua. Ishim bashkë, “po”. Të kam thënë që jam njeriu i ëndrrave, i thashë.