Këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa ka qenë mbrëmjen e shkuar në një baret e Durrësit ku ka kënduar live. Ajo ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram nga momentet pikante të performancës së saj, ku përveçse duket që është kënaqur, këngëtaren e shohim edhe shumë seksi, të veshur me fund të shkurtër e çizme të gjata.
“Mbrëmje e bukur, vendi më i mirë në Durrës. Do të kthehem së shpejti”,- shkruan Eneda.
Ajo nuk ka harruar të falenderojë as kolegët e saj, me të cilët bashkëpunon prej kohësh.
“Dhe këtë dollinë e fundit e kam për bandën dhe "banditët" : Erald Llakaj, Land Fusha, Anesti Cenko, Fabjan Metkaj dhe i fundit por më i rëdësishmi Land Kademi (kaçurrelsi ulur përballe meje, në cep te fotos, djathtas). Flm të gjithëve”,- shkruan ajo.





