Kënga e Eneda Tarifës, “Përrallë”, është kritikuar nga shumë fansa të saj. Versioni në anglisht i këngës ishte një ‘dështim’ i vërtetë për shumicën e opinionit publik. Si për të shpëtuar nga ky ‘shqetësim’, Eneda ka vendosur të ndryshojë këngën e saj.

Kompozitorja e saj, Olsa Toqi tha se për t’i bërë qejfin fansave, Eneda do të këndojë refrenin e “Fairytale”, në shqip. Duket se ky ndryshim vjen edhe për shkak të talljes që dy gazetarët e “wiwibloggs” bënë me prononcimin e dobët të Enedës në anglisht.