Për Eneda Tarifën 8 marsi sigurisht që nuk ka qenë vetëm festë, por edhe punë, por kur puna bëhet me pasion, ajo sjell kënaqësi të shumta. Ditën ndërkombëtare të grave këngëtarja e njohur e ka kaluar duke kënduar, por kësaj here i është bashkuar edhe një kolege. Bëhet fjalë për nënën e Enedës, Vera Tarifën, e cila ka kënduar me të një këngë korçare.
“Momente speciale, my mummy, duke kënduar si profesioniste e vërtetë me dy zra. ‘Bëmë mama të të ngjaj’, i themi ne”,- shkruan ajo përbri videos që ka postuar në Instagram.
E pra mesa duket Eneda e paska trashëguar talentin nga zonja Vera…