Tiranë, 25 gusht 2014 – Lajmi se Eneda Tarifa do të largohet nga "Portokalli" ka pushtuar portalet online. Por për "Gazeta Shqiptare", Eneda bën me dije se deri më tani nuk i është komunikuar asgjë nga autorët e programit dhe se audicionet që po bëhen aktualisht në ambientet e "Top Medias" nuk janë vetëm për "Portokallinë", por edhe për spektakle të reja, që shumë shpejt do të nisin në këtë televizion.

Lidhur me këtë çështje Eneda është shprehur: “Nëse do të ketë një prezantuese të dytë, mirë se të vijë!”

 Për "Summer Pages", Eneda shprehet se si çdo vit, edhe për këtë sezon "Top Chanel" bën audicione për spektaklet e ndryshme, ndër to dhe "Portokalli". 

"Ndodh çdo vit që drejtuesit gjatë stinës së verës bëjnë audicione për të marrë emra dhe figura të reja. Kërkojnë skenaristë, emra të rinj që aspirojnë në fushën e humorit, moderatore. Edhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë. Po kërkohen emra për një 'shoë' të ri që pritet të nisë së shpejti në 'Top Chanel'. Do të jetë një hapësirë e humorit, paralel me 'Portokallinë'.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah’/