Këngëtarja Eneda Tarifa është përfshirë në një incident të vogël, pasi është rrëzuar live në emision.

Anëtarja e jurisë së “The Voice Kids”, Tarifa u mrekullua nga performanca e Denisit dhe teksa u ngrit për ta përqafuar, u pengua dhe u rrëzua në skenë.

E gjithë kjo skenë e papritur ndodhi Live, ndërsa vetë Eneda u shpreh se ishte syri i keq që e bëri të rrëzohej, situatë kjo që kaloi me humor.