Mos vallë Eneda Tarifa dhe partneri i saj Gent Lasko janë në pritje të një fëmije? Këngëtarja duket se mund të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë.
Dyshimet lindën prej paraqitjes së saj të fundit në koncertin in memoriam për Shyqyri Nimanin “Nëpër gjemba drejt yjeve”. Siç mund ta shihni edhe në video, këngëtarja është shfaqur me barkun e rrumbullakosur.
Deri tani vetë Eneda nuk ka bërë asnjë njoftim dhe nëse do jetë në pritje të ëmbël.
Eneda është nënë e një vajze, Aria. Ajo erdhi në jetë në vitin 2013 nga martesa e këngëtares me Erjon Zaloshnjan. Eneda nuk preferon ta ekspozojë në rrjetet sociale dhe fotot e saj janë të pakta.
Në intervista të ndryshme Eneda ka shprehur gjithmonë dëshirën për një fëmijë të dytë.