Eneida Tarifa në litar
Nga: ROZANA RADI*
Këtu në vendin tonë vërtet çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!!
Sapo hap sytë përballesh me një mori shkrimesh dashakeqe. Linqe me tituj të tmerrshëm për artistë!! Po e menjanoj pak epideminë e “shtatzanisë” sime dhe të këtij gripi që na la “shtatzanë” për të diskutuar një tjetër çështje që të them të drejtën më bën të mendoj sa njerëz të këqij jemi.
Eneda Tarifa fituese e këtij edicioni festivali na përfaqëson me këngën Përrallë në Eurovizion. Eneda është një këngëtare që doni s’doni ju i ka dhënë shumë këngë të bukura fonotekës të muzikës sonë Shqiptare.
Eneda është po e njëjta ajo që kudo që shkojmë dhe luhet muzikë shqip të gjithë ne këndojmë këngët e Enedes. Eshtë po e njëjta Ened që mbush një nga klabet e kryeqytetit ku unë dhe ti që shkruajmë kalojmë fundjavat tona. Ndaj lind pyetja! Pse sot të gjithë nuk e duan Eneden? Pse çdo ditë qarkullojnë lajme të tipit “Eneda Tarifa lë nam ne intervistën e radhës. Eneda turpëron Shqiptarët!!! Eneda kështu, Eneda ashtu….. Kënga fituese e festivalit është përzgjedhur nga një juri, e cila si rrallë ndonjëherë kanë qenë të gjithë dakort qe çmimi i parë ti shkonte Enedes.
Këtu çdokush mund të thotë që Eneda ka këngë më të bukura se kjo që do na përfaqësojë ne Eurovizion. Po. Jam dakort me kët (kjo është pune shijesh) ama askush nuk mund të thotë që kënga është e keqe. Aq më keq akoma të drejtosh gishtin drejt një artisteje që na përfaqëson ne, të përfaqëson ty. Eneda është aty do këndoj aty dhe do na përfaqësoj ne me flamurin tonë. Ju që villni për Eneden jeni po ju që vollët dhe për Elhaida Danin, të cilën e ngritët lart deri ditën që patë renditjen e saje në këtë kompeticion dhe menjëherë të nesërmen e lëshuat dhe e goditet me titujt të tmerrshëm.(dhe këtë e bëni me të gjithë këngëtarët që nuk hynë në 10 çe) Jeni po ju ata që nesër do ta ngrini në qiell nëse kjo vajzë do rënditet mirë në këtë kompeticion.
Të gjithë në këtë vend jemi ndjerë qoftë 1 herë si Eneda. Asnjëherë nuk e dimë kur do na e bëni pis figurën. Dhe këtë e beni për të ngritur emrin tuaj.
Unë dua të lexoj artikuj kurajoz për vajzën. Jepini zemër, mbështetje, besim lëreni ta shijoje këtë Përrallë. Lerini kritikat pas kompeticionit. Se kur ka kritika që vinë vërtetë nga kritikë arti atëherë kemi dhe çfarë të lexojmë.
Mendoj që Eneda ashtu si unë dhe disa të tjerë si puna ime e di që dhe thëniet në këtë vend i kemi makabre.
Populli ynë mendje ndritur thotë:
“Kush të rreh të do” Kësaj radhe tabela je ti Eneid nëse nuk qëndron e fortë duhet të kalosh tek një thënie tjetër që duhet ta shpikim vetë bazuar në logjikën e këtyre njerëzve.
“Nda dashuria për ata që të shkelen mund edhe të vdesësh” Atëherë ty do të shpallin artiste të popullit.
Jetojmë në kohen e llapazanëve dhe të dardhave që bishtin nuk e kanë sa para as mbrapa por në gojë.
Jetoje Përrallën tënde e mos u merr me përrallat me mbret të Shqiptarëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit