Tiranë, 2 maj 2014 – Këngëtarja dhe prezantuesja Eneida Tarifa, e bërë nënë e vajzës Aria rreth një vit më parë, e cilëson vogëlushen e cila ende nuk ka mbushur 1 vjeç, si lumturinë më të madhe të saj.
“Vogëlushja ime, molla e syve të mi. Faleminderit Zot për këtë ëngjëll që më ke dhuruar… nëna më e lumtur”,- shkruan Eneda në profilin e saj në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi të së voglës Aria.
Eneda është e lidhur dhe bashkëjeton prej vitesh me kompozitorin Erjon Zaloshnja. Si fryt i dashurisë mes tyre lindi Aria.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





