Eneida Tarifa prej pak ditësh gjendet në Londër ku po punon versionin final të këngës fituese të FiK, “Përrallë”, ka reaguar duke dashur të përgënjeshtrojë gjithë portalet që njëzëri raportuan bashkëpunimin e Enedës me yllin e pop-it, Robbie Williams. Për këtë, prezantuesja e Portokallisë thotë se britaniku i famshëm në të gjithë botën, nuk ka kohë të merret me shpiptarët pasi është i zënë me punë të tjera.

 Në fakt, lajmi i botuar ditët e fundit sikur “Eneda Tarifa po punon me Robbie Williams”, u përhap pas disa fotove të publikuara në facebook nga Elton Deda, i cili në përpjekje për të marketuar këngën e Shqipërisë në Eurovision, duket se u shëndërrua në burim qesharak informacioni. 

 “Do të më pëlqente të ishte e vërtetë…. Por të mos fantazojmë kaq shumë, të rrimë me këmbë në tokë. Robbie ka shumë punë të tjera në duar, nuk mund të merret edhe me këngën shqiptare në Eurovizion. Kur kërkesat e tij janë shumë më lartë se Eurovizioni. Me kengën po merret producenti i tij Jerry Meehan i cili thjesht e ka vënë në djeni si mik për produktin shqiptar që ka në dorë. Do të  ishtë ëndërr edhe që në ta takonim Robbie-n gjithsesi.” – shkruan këngëtarja në Instagram.