Konferenca e kryetarëve do të mblidhet për të përcaktuar kohën dhe ditën e debatit me drejtuesin e Entit Rregullator të Energjisë.

Kjo kërkesë u miratua këtë të enjte në kuvend nga të gjithë deputetët, pasi 15 deputetë kërkuan thirrjen e drejtuesit të ERE.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se e merr në konsideratë kërkesën pasi nuk përfshihet Sali Berisha dhe tha se opozita duhet të dërgojë me shkrim çdo pyetje që ka për drejtuesin e ERE.

Vasili: Nuk është kursyer burgu për qytetarët, thirrja e drejtuesit të ERE më e pakta e mundshme që mund të bëhet.

Balla: Viti 2022 ishte një prej viteve më të thata. Jemi shumë të gatshëm ta zhvillojmë një debat dhe pse kërkesa juaj bien ë kundërshtim me rregulloren, duhet mbledhur konferenca qe kryetarëve dhe duhet të mblidhet sa më parë për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Për të pasur material kërkesat tuaj të zhvillohen me shkrim, që debate të zhvillohet mbi shkresa. O në 13 o në 20 të zhvillojmë një debat, e fundit e përshëndes faktin që në kërkesë nuk e keni përfshirë ‘non gratën’ dhe kjo e bën më kuptimplotë kërkesën për ta pranuar.

Vasili: Nuk ka vend për votim, më e pakta është shtyhet për shqyrtim, por është e pamundur të votohet, nuk ka logjikë që të vijojmë me votimin.

Nikolla: Të gjithë pro, do mblidhet konferenca e kryetarëve që do përcaktojë kohën dhe ditën e debatit.