Një infermiere e Spitalit Rajonal të Beratit është ndarë nga jeta në moshë të re. Anxhela Isufaj, 31 vjeçe, me profesion infermiere në këtë spital ka ndërruar jetë pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë.
Janë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtë, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.
Ikja e beftë e Anxhelës në moshë fare të re ka tronditur bluzat e bardha në tërësi dhe kolegët e bashkëpunëtorët në veçanti.
“Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe Angel me sytë e bukur! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në mesazhin e kolegëve të Anxhelës, në Spitalin Rajonal të Beratit.
Një reagim në rrjetet sociale ka ardhur edhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
“U prehsh në paqe Anxhela! Sot u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj. Ajo ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por që fati e deshi të largohej në mënyrë të trashtë dhe në moshë fare të re. Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë për kolegët e saj dhe gjithë stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe Angel me sytë e bukur!!! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në reagimin e Spitalit të Beratit.