Një vajzë 9-vjeçare është cilësuar si një ëngjëll mbrojtës.  Vajza ka gjetur një foshnje të porsalindur e cila ishte braktisur nga prindërit e saj.

Elysia Laub, nga Indiana, SHBA, e pa foshnjen të shtrirë në bar së bashku me kordonin e kërthizës dhe të mbuluar me krimba, në oborrin e pasëm të shtëpisë së fqinjëve.

Falë ndihmës së vajzës, e cila telefonoi prindërit e saj dhe policinë, foshnja e porsalindur u dërgua menjëherë në spital.

Ndërkohë policia po punon për gjetjen e prindërve të saj, të cilët e kanë braktisur ndërsa ka falenderuar vajzën heroinë.

Për fat të mirë foshnja e braktisur kishte pësuar vetëm disa djegie nga dielli , por ajo nëse do të kishte qëndruar edhe pak më gjatë nuk do të mbijetonte.

Vogëshushes së mbijetuar tashmë i kanë vënë edhe pseudonimin “Mrekullia Jane Doe.