Ajo është një ndër juristet më të njohura në vend, e cila është tashmë edhe një personazh televiziv shumë i famshëm. Bëhet fjalë për Eni Çobani.

Duke qenë se ajo është një figurë publike dhe ka fansa të shumtë, ndodh që në rrjetet sociale të ketë profile të reme.

Së fundmi, Eni ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nga profili i saj në Facebook ajo ka treguar se cilat janë faqet e saj zyrtare.

‘Mirmengjes!Duke qene gjithmone te drejtperdrejt me ju duhet tju ve ne dijeni qe faqja ime e vertet ne fb eshte kjo dhe Shihemi ne Gjyq Tv Klan.Ju lutem cdo faqe tjeter bejini bllok.Faleminderit.’– shkruan Eni Çobai, juristja e seancave të ndërmjetësimit në emisionin ‘Shihemi në gjyq’.