Gjatë të enjtes së 18 shkurtit është përhapur lajmi i një padije kundrejt avokates Eni Çobani. Sipas ketyre publikimeve, ndërmjetësja e “Shihemi në Gjyq” është paditur për mashtirim nga një shtetase, me pretendimin se Çobani i ka mbajtur 3.5 milionë lekë të vjetra për një ҫështje ligjërisht të pushuar.
“Unë nuk do ta quaja një skandal”, është shprehur ajo. “Nuk di asgjë rreth kësaj padie veҫ atyre që më kanë thënë miqtë dje dhe kam lexuar nëpër portale”.
E pyetur nga Newsbomb, Eni Çobani është shprehur e habitur për këtë lajm, pasi ajo është mbrojtëse ligore e zonjës në fjalë, dhe në asnjë moment nuk i është reevokuar ky status nga ana e saj. Avokatja thotë se ajo vazhdon ta mbrojë zonjën Valbona Hasankolli, dhe nuk është lajmëruar në asnjë moment as nga ana e gjykatës për diҫka të tillë:
“Unë nuk jam thirrur në gjyq, unë kam hapur gjyq për mbrojtjen e zonjës!”, është shprehur Eni Çobani.
Gjithashtu Çobani sqaron se nuk e sheh të logjikshme të komunikojë me zonjën Hasankolli, pasi nuk është informuar në rrugë zyrtare për një padi të tillë: “Nuk kam sesi ta shqetësoj zonjën pa u informuar në rrugë zyrtare. Shpresoj shumë që kjo të jetë lojë e mediave sociale, por nëse është e vërtetë atëhere jam e gatshme të përballem në gjyq.”