Juristja dhe pedagogia e njohur, Eni Çobani, shumë e ndjekur me rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ku ajo është ndërmjetësuesja, ishte e ftuara e Rudina Dembacajt në emisionin ‘Mos i fol shoferit”. Emisioni u transmetua mbrëmjen e 28 korrikut në RTV Ora News.
Gjatë intervistës Rudina pyeti zonjën Çobani si e ka përjetuar imitimin që i është bërë.
Në shown variete “Al Pazar” që transmetohet në Vizion Plus, Agron Llakaj ka pasur një pjesë të titulluar “Në gjyq me Lirën”.
Çobani nuk e fshehu dot indinjatën dhe pakënaqësinë që ajo ka ndaj këtij imitimi, i cili siç thotë ajo i ka shpërfytyruar figurën e saj.
Pa i përmendur emrin aktorit, zonja Çobani tregon dhe një moment kur i është dashur të përballej me njerëz, kolegë dhe miq të cilët i thonin se pse nuk kërkonte të drejtën vet.
“I kam thënë më fal unë vetëm një gjë më vjen mirë që atij njeriu po i jap të drejtën që të hajë bukë” tha Çobani.





