Këngëtarja Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krahas një fotografie që shihet bashkë me bashkëshortin teksa mbajnë dorën e vogëlushes, kanë zuluar edhe emrin e vajzës.

Ata bëjnë me dije se e vogla e tyre quhet Adea.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten🙏”, shkruan Eni Koçi.

Ndërkohë pas lindjes së vajzës, ka reaguar edhe Genci, i cili ka bërë me dije se vogëlushja ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm.

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndjehem i lumtur dhe plot jetë”, shkruan ai.