E ftuar në emisionin "Një ditë me Dojnën", moderatorja Nevina Shtylla foli edhe për raportin që ka me gazetarin Eni Shehu me të cilin prezantoi një sezon të tërë të "Jo vetëm modë".

Gjatë intervistës, Dojna e pyet Nevinën se pse nuk e ndjek Enin në Instagram, e cila duke qeshur i thotë: "Më ka bërë bllok".

Pas lajmeve të shumta për marrëdhënien mes kolegëve, Eni Shehu ka reaguar duke sqaruar njëherë e mirë situatën mes tyre. Sipas "Class", moderatori ka treguar se nuk ka pasur kurrë momente shoqërore me Nevinën.

"Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë kolegë korrekt, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale", ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate, "Iconstyle.al" ka kontaktuar me moderatoren për të mësuar versionin e saj të ngjarjes. Nevina Shtylla tha se nuk ka asnjë prapaskenë në marrëdhënien mes tyre dhe se jeta vazhdon edhe jashtë rrjeteve sociale:

"Është shumë e drejtë dhe e saktë çfarë ka thënë Eni dhe nuk ka ndonjë prapaskene. Jeta (ajo e vërteta) vazhdon dhe jashtë rrjeteve sociale".