Para disa javësh u përfol se Zhaklin Lekatari do ishte pjesë e “Pushime on Top” si moderatore këtë sezon. Mirëpo, kur emisioni nisi pjesë e tij krah Eni Shehut ishte Lei Kraja.
Por, pse ky ndryshim?
I ftuar në “Hëna apo Diell”, ditën e sotme Eni ka zbuluar arsyen pse.
“Ndodhi ajo që të gjithë e dinë besoj, Zhaklina u përqendrua te Instagrami i vetë, çështjet e saj sociale, aktivizmi.“-tha ai.
I pyetur nëse ishte emri i Lei Krajas, i propozuar nga ai, Eni tha:
“Po, patjetër, e kam zgjedhur, siç do zgjidhja veten time për këtë program.”