6nentor 2015 – U kthye në foltoren e parlamentit për të replikuar me mazhorancën, por të gjithë atyre që e panë nga ekrani më shume se fjalët e tij, sytë u mbetën te mbifryrja e veshjes së Edi Ramës.

Të ketë shtuar në peshe? Të jenë rezultatet e punës në palestër? Te ketë veshur jelek antiplumb? Pyetjet i shtron faqja Opinion.al, sipas së cilës, edhe pse poshtë xhaketës Edi Rama kishte një jelek, (jo antiplumb) dukej aq i fryrë sa dyshimet të çonin në veshjen e një jeleku antiplumb.
Në fakt, opozita e ka shprehur shpesh dyshimin e saj se Rama lëviz me antiplumb, por ky fakt nga stafi kryeministror nuk është pranuar ndonjëherë.

/portali DurresLajm/