A e gjeni dot se në cilin drejtim po ecën autobusi? Mbi 80% e fëmijëve që janë pyetur japin një përgjigje të saktë dhe në një kohë rekord, e kundërta ndodh me të rriturit, të cilët e kanë më të vështirë.

Një version i ri i “puzzle”-it të njohur i cili tregon një autobus është krijuar së fundi nga National Geographic.

Përgjigja e saktë është se autobusi me dritare identike në dy anët e tij, është duke lëvizur majtas, ndërsa nëse do të bëhej fjalë për në Britani, atëherë ky automjet është duke lëvizur djathtas.

Çelësi për zgjidhjen e misterit është fakti që dyert e autobusit nuk mund të shihen.

Fotoja e publikuar nga National Geographic nuk është e re, por megjithatë ajo i ka vënë në vështirësi të rriturit, ndërsa gati 80% e fëmijëve kanë qenë në gjendje të japin një përgjigje në çast.