25 maj 2014– Ndoshta çifti tashmë që deputetja Doda është në opozitë ka vendosur të ndërrojë destinacionin e pushimeve?
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, bashkëshorti i deputetes së Partisë Demokratike, Mesila Doda, gazetari Enkel Demi, ka shkruar se kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e përbashkët të pushimit në Golem.
Në njoftimin e dhënë përshkruhen edhe te dhëna për apartamentin, njëkohësisht njoftimi shoqërohet me foto nga ambientet e brendshme si dhe planimetria e godinës dhe vërtetimi i pronësisë i lëshuar nga hipoteka.
Karakteristikat e shtëpisë:
Kavajë, shes apartament 2+1+verandë Kati 1, 93 m²
(Fshati turistik Marea, Qerret, Golem, Kavajë)
Zona/Rruga : Fshati turistik Marea, Qerret, Golem, Kavajë
Shes shtëpi në fshatin turistik Marea, Qerret, Golem.
Kati i parë, hyrje e pavarur, 150 m2 oborr, 93 m2 banesë, dy dhoma gjumi, një dhomë qëndrimi+kuzhinë.
Shitet e kompletuar.
Banesa është me hipotekë.
Banesa gjendet mes pishave, 300 m larg bregut, në zonën më të mirë rezidenciale, e ruajtur dhe e vëzhguar nga siguria, me ambjente pushimi, pishina verore dhe dimërore.
Çmimi 100000 euro i diskutueshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





